Zbulohet data se kur nis Big Brother VIP Albania 6, gazetari konfirmon edhe personazhin e njohur që ka …
Gjatë një paraqitjeje televizive në rrjetet sociale, gazetari Elton Tozaj ka zbardhur detaje rreth edicionit të ardhshëm të “Big Brother VIP Albania 6”. Ai ka bërë të ditur datën se kur pritet të startojë spektakli, si dhe ka zbuluar emrat e disa prej personazheve të njohur që pritet të jenë pjesë e këtij formati.
I pyetur mbi datën e nisjes, ai konfirmoi se reality show do të transmetohet në mesin e muajit dhjetor. “E para njëherë fillon më datë 19, këtë jua kam thënë edhe është e sigurtë që fillon më datë 19 dhjetor”, u shpreh ai gjatë bisedës.
Përveç datës së startimit, gazetari pretendoi se reperi Fero ka zyrtarizuar tashmë pjesëmarrjen e tij, pavarësisht aludimeve dhe reagimeve të fundit në rrjet. “Fero ka firmosur kontratën me Top Channel-in”, deklaroi ai, duke shtuar se reperi ka pasur edhe një ftesë nga edicioni i Kosovës: “Fero ka marrë ftesë nga Kosova dhe e ka pranuar ftesën nga Kosova, di të thosha që kanë qenë prishje të minutës së fundit prishje e kontratës.”
Gjatë fjalës së tij, Tozaj përmendi edhe një listë me emra të tjerë të mundshëm nga showbiz-i dhe vuri në dukje se shumë personazhe publike që në fillim e mohojnë pjesëmarrjen, në fund bëhen pjesë e shtëpisë. “Egla Ceno kishte deklaruar se do të merrte pjesë kurrë në Big Brother, mori pjesë dhe fitoi. Juli Deda e kishte sharë madje si format dhe tha që s’do të jem kurrë pjesë e Big Brother, po doli në vend të dytë”, u shpreh ai.
Sa i përket ftesave ndaj tij personalisht, gazetari tregoi se ka refuzuar ftesën për të hyrë në “Big Brother VIP Kosova”, ndërsa për mundësinë e hyrjes në edicionin e Shqipërisë deklaroi: “Të Shqipërisë të garantoj që duhet ta përjashtosh.”
