Hysaj gati për firmën, goli me Kombëtaren i shtron rrugën në aventurën e re: Shpresoj ta mbyll këtë

TvShow

Elseid Hysaj ka folur pas ndeshjes me Bjellorusinë ku shënoi gol.

Lideri i Kombëtares shkëlqeu në këtë edicion të Ligës së Kombeve ku Shqipëria e mbylli Grupin C1 në krye.

“Ishte një rrugëtim i gjatë, shumë i bukur dhe besoj që mbyllja ishte më e bukur për mua.

Statistikat janë shumë të mira në grupin që kaluam. Kemi ngrënë shumë pak gola, kemi treguar një balancë të fortë si skuadër. Duhet ta dimë që po kaluam te Liga B, do të jetë më e vështirë normal sepse ka skuadra më të forta. Do të jetë edhe një sfidë e re për ne. Sfidat duhen në futboll që të bëjnë të ecësh më përpara.

Janë bashkuar shumë gjëra bashkë. Si pjesa e trajnerit, me të vërtetë është një trajner i mirë. Arrin të bashkojë një grup. Dhe grupi sepse me të vërtetë kemi krijuar një grup kompakt. Jemi të gjithë të lidhur me njëri-tjetrin, kush është në fushë dhe jashtë saj. Janë bërë bashkë të gjitha pikat e duhura, për të ecur përpara.

Tani as unë nuk e di se ku do firmos. Shpresoj të firmos sa më shpejt dhe ta mbyll këtë çështje”, u shpreh Hysaj për “Klan TV”.

Lajmet e fundit